Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Lapardha 2 në Berat. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Zjarri ka përfshirë disa hektarë me shkurre, ferra e pemë frutore.

Fatmirësisht forcat zjarrëfikës kanë mbërritur në kohë rekord, pas njoftimit të marë nga banorët, duke mundur të lokalizojnë dhe të fikin flakët e zjarrit që po i afroheshin banesave.

Në rrezik nga zjarri ishin rreth 10 shtëpi të fshatit Lapardha 2, që ndodheshin jo më shumë se 50 metër nga vatra e zjarrit. Banorët deklarojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe i vënë nga dora e njeriut.

“Zjarri nuk merr vetë,e ka vënë dikush.Po ta kisha gjetur këtu do ta hidhja nga zjarr”-, shprehet njëri prej banorëve që ju rrezikua banesa.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë,që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrëvënie të qëllimshme. Si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar rreth 2 ha me shkurre, ferra e pemë frutore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re