Vath Myrta, Kryeplaku i fshatit ku ka rënë një zjarr i madh ditën e sotme në Mamurras, ka folur për Fax News duke ngritur alarmin për situatën e rrezikshme me të cilën po përballet fshati Shpërdhet.

Sipas Myrtës, për të shuar flakët ka shkuar vetëm një zjarrfikëse e vjetër jashtë funksionit, prandaj dhe banorët janë detyruar të dalin vetë me lopata dhe shkurre për të shuar flakët.

Vath Myrta ngre shqetësimin se zjarri është vetëm pak metra larg banesave, ndërkohë ai thotë se Bashkia nuk i është përgjigjur.

“Rreth ores 12:30 këtu ra një zjarr në kurorën e Mamurrasit , në fshatin Shpërdhet. Lajmëruam policinë, emergjencat dhe bashkinë, por u vonuan më shumë se një orë. Zjarri mori një furi të madhe dhe përmasë të madhe. Mbas një orë erdhi një mjet zjarrfikës e vjetër me dy punonjës edhe një autoveturë policie dhe ishte e pamundur për të bërë gjë. Zjarri është shumë afër banesave dhe i detyroi qytetarët të dalin vetë me lopata, shkurre, që të mos i afrohet shtëpive të tyre. Zjarri vazhdon të rrezikojë dhe është pak metra larg zonave të banuara. Zjarrfiksja ishte e vjetër dhe pa funksion. Bashkia nuk ktheu përgjigje”, u shpreh Myrta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re