Prej mbrëmjes së djeshme mbetjet e qytetit të Laçit janë përfshirë nga flakët çka kanë bërë që ditën e sotme ky qytet të zgjohet nën pushtetin e një reje të madhe të zezë të shkaktuar nga djegia e plastikave.
Gjatë një prononcimi për “Fax Neës”, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka thënë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa theksoi se në këto momente që flasin janë duke u vendosur në kontroll flakët. Cara thotë se në terren janë mbi 20 mjete që po punojnë për të normalizuar situatën, ndërsa kur është pyetur për postimin “propagandues” të Ramës, ajo tha se bashkia që menaxhon ka kontrollin më të mirë sa i përket mbetjeve urbane.
Zjarri masiv në plehrat e Laçit, reagon kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara:
“Landfilli Bushat, zjarrvënie e qellimshme për të bërë dëme qyteti, janë mara masa bashkia kurbin, xjarrfikëse. Në këto momente janë shuar pjesa ëmë e madhe e zjarrit vatra të vogla që mbulohen nga zjarrfikësit. Janë mbi 20 mjete që po punojnë nga 11e gjysmë e natës , janë duke punuar për të kontrolluar situatën.
Qarku lezhë dhe bashkia Lezhë është jë ndër qarqet eqe e ka landfillin më të mirë Bushat por ka pasur prej 20 vitesh janë hedhur mbeturina jo të rregulla në të gjithë teritorin për një vit e gjysmë bashkia kurbin ka punuar duke menaxhuar.
Në momemtin kur kam marr detyrën vendimi i parë ishte mbylla e depozitimit dhe transportin e mbeturinave në Landfillin bushat. Kosotoja është e madhe dhe bashkia në buxhetin 2022 ka bërë parashikimin për të përballuar koston e transportit nga vendi i betjeve deri në bushat”, tha ajo.
…
/faxweb
