Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera nga zjarri i rënë gjatë natës së djeshme në qytetin e Beratit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në vendngjarje aktualisht është gjetur deri në këto momente vetëm trupi i një viktime, i cili dyshohet se është i shtetasit 63-vjeçar me inicialet J.V.

Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me zjarrin që ka rënë në disa banesa në lagjen “Muzakaj”, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjetër trup i djegur, i cili dyshohet se është  J. V., 61 vjeç.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re