Skip to content

Zjarri nacionalist në Barcelonë, katalanët djegin fotografitë e monarkut: ne nuk kemi mbret!”

071728326 e10268bf 602f 435d 97d0 4834e6b6b866 1

Mijëra demonstrues katalanë kanë dalë në rrugët e Barcelonës në protestë kundër një vizitë të mbretit të Spanjës, Felipe VI.

Protestuesit ndezën zjarr në një rrugë të madhe dhe dogjën fotografitë e mbretit duke brohoritur “Katalonja nuk ka mbret!”.

Ky rajon është goditur protesta të vazhdueshme pas burgosjes së drejtuesve separatist muajin e kaluar. Trazirat vijnë pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjës, të dytat për këtë vit.

Demonstruesve iu bashkuan anëtarët e tre partive kryesore separatiste, ndërsa administrata Katalanase e udhëhequr nga separatistët u bëri thirrje mbështetësve për t’u përmbajtur.

Mbreti – së bashku me gruan e tij, Mbretëresha Letizia dhe dy vajzat e tyre – pritet të marrin pjesë në një ceremoni çmimesh për sipërmarrës të rinj, shkencëtarë dhe artistë.