Skip to content

Zjarri në Akërni/ Situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi

vlore aeroporti

Situata në Akërni me zjarrit vijon të jetë problematike. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa shqetësuese duket situata edhe pranë aeroportit të Vlorës.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa një stan është djegur. Famirësisht bagëtitë janë shpëtuar.

Bimësia në zonë është e thatë dhe flakët janë përhapur me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era e fortë.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.