Në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës ditën e djeshme u shënua viktima e parë nga zjarri pasi flakët iu afruan banesës së tij dhe në fshat janë shkaktuar dëme të shumta.

Një nga banorët e zonës Zaharaq Londi 68 vjeç në një pronocim për Fax News tha se një person e ka vënë zjarrin me qëllim dhe ndodhet në polici dhe se atij iu shkatërrua cdo gjë kishte ndërtuar prej vitesh si në banesë ashtu edhe në shkrumbimin e 3 mijë rrënjëve të hardhive të rrushit.

Londi tha se po të ishte e mundur do e vriste me duart e tij personin që vuri zjarrin pasi është një krim i cili shkaktoi dëme të pallogaritshme dhe se kërkon që cështja të zbardhet në mënyrë sa me të drejtë.

“Unë po të mos vinte zjarrëfikësja dhe makina e Policisë dje do isha i vdekur, flakët iu afruan banesave dhe shkrumbuan 3 mijë rrënjë të hardhive qe i kisha unë duke më fshirë cdo gjë kisha punuar prej një jete. Është krim i madh të vësh zjarrin në këtë mënyrë, ai zotëria dje humbi jetën, bashkëshortja në spital dhe ne të tjerëve na la me gisht në gojë.

Nuk janë shumë persona që kanë vënë zjarrin, është vetëm nje dhe ai ndodhet në polici dhe unë kërkoj që të vije komisioni dhe të vihet drejtësi ose do e vras me duart e mia atë njeri“-u shpreh banori.

I pyetur nga gazetarja e Fax News se a pranoi të evakuohej në momentin që ishte kërkuar nga forcat e emergjencës një gjë e tillë, Zaharaqi u përgjigj se më mirë të digjej vetë se ta linte banesën e tij të shkrumbohej.

“Nuk kisha ku të shkoja, nuk mund ta lija shtëpinë të më digjej, më mirë të digjesha aty brenda. Punova tërë jetën si qeni dhe ai person që vuri zjarrin na shkatërroi cdo gjë”– përfundoi banori.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re