Foto ilustruese.
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Astir, aty ku flakët e rëna në një banese i kanë marrë jetën nje të moshuare.
Bëhet fjalë për 69 vjeçaren Lumturi Zaimi, e cila jetonte e vetme dhe dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Loni Ligori”, në Astir, ndërkohë trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Policia u njoftua nga e bija e te ndjeres, e cila e gjeti 69 vjecaren te vdekur. Ajo ngrohej me nje batanije elektrike, qe mund te kete shkaktuar dhe zjarrin.
Njoftimi i plote:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
