Kryetari i Njësisë Administrative Orikum, Selim Haskoçelaj ka folur ditën e sotme për Fax News, duke e quajtur një surprizë të pakëndshme rindezjen e zjarrit në Dukat, që sipas tij i ka vendosur në vështirësi.

Haskoçelaj deklaroi se si asnjëherë tjetër më parë, zjarret kanë djegur në Vlorë këtë vit 4500 hektarë.

I pyetur për rrezikun e prekjes së Parkut të Llogarasë nga flakët, Selim Haskoçelaj theksoi se parku nuk preket nga zjarri sepse ka një veti, e cila është lagështira gjatë natës që nuk lejon prekjen nga flakët.

“Ne sot ishim përgatitur për t’i dhënë kolpon e fundit në Llogara. Mendonim se helikopterët e mëdhenj që erdhën do të shuanin zjarrin. Por kur erdhëm në 5 të mengjesit pamë që vatra e zjarrit në Dukat u riaktivizua në një pjesë të dendur të pyllit. Pavarësisht se helikopteri erdhi bëri orarin e tij, nuk arriti ta fikte. Shpresojmë që të vijë helikopteri tjetër dhe të bëjë të mundur që zjarri mos të kapë zjarrin, sepse me kete ere që fryn sot, bëhet jashtë mase i rrezikshëm. Era në favor të zjarrit dhe disfavorin tonë. Parku Kombëtar i Llogarasë nuk është djegur asnjëherë dhe kjo ndodh për një arsye. Natën mbulohet nga lagështia dhe sot e gjetëm të qetë. Mendoj se nuk do të preket, por do të preket kurora. Kjo e  prapritur që gjetëm sot në mëngjes na ka vendosur në vështirësi. Vatra e Gjirit të Gramës nuk e prek Llogaranë. Janë djegur rreth 4500 hektarë kullota, pyje, e pandodhur ndonjëherë në këtë krahinë,” tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re