Ministri Niko Peleshi ka folur për Fax News nga qyteti i Vlorës, ku ka deklaruar se në Dukat ka pasur një riaktivizim zjarri, por ai shtoi se për momentin do që ta lërë mënjanë pjesën e kriminelëve që ndezin zjarre qëllimisht.

Teksa falenderoi Fax News dhe gazetaren Afrovita Hysaj , e cila mbrëmë gjatë orëve të natës mori pjesë në një nga askionet e zjarrfikësve për shuajren e flakëve në Malin e Dukatit, Niko Peleshi deklaroi se rrezik nuk ka për momentin për Llogaranë, por duhen eliminuar totalisht vatrat.

Më tej, Peleshi tha se po vazhdojnë fluturimet me helikopter, duke theksuar se nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë disa bashki të cilat e lënë situatën të agravojë dhe më pas i kërkojnë qeverisë të dërgojë helikopterë.

“Nuk eshtë e vetmja vatër që ndodh këtu, pra nga një vatër e vogël shpërthen përsëri. Po e lë për momentin këtë pjesën e keqbërsve, ose kriminelëve, ta themi trocc. Ka pasur një riaktivizim. Ju falenderoj ju dhe televizionin tuaj që keni qenë në aksionin për shuarjen e flakëve në fshatin Dyukat. Rreth orës 3-4 të mëngjesit është bërë e mundur të largohet rreziku i zjarrit nga banesat. Ju e shihni me sy të lirë dy vatrat. Po vazhdojnë fluturimet me helikopter. Këtu është një vatër e vogël dhe kemi çuar shumë trupa për ta eliminuar plotësisht.shkurret marrin shpejt.  

Në rast se kapërcejnë i afron Llogarasë. Në majë kemi vatra aktive. Nuk jemi afër Llogarasë por duhet luftuar rreziku. Duam bashkëpunim me qytetarët. Ka bashki që bien shkurt, presin që t’i dalë tymi në qiell dhe na thonë na dërgoni helikopterin. Por deri te helikopteri duhet të përdoren forcat njerëzore njëherë. Në Selenicë kemi pasur situatë shumë serioze. Kemi nevojë për të vepruar akoma më shpejt për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre krimeve”, tha Peleshi.

Mbrëmjen e djeshme, Fax News ka shoqeruar zjarrfikësit në aksionin për shuarjen e flakëve, mes vështirësive të kushteve të punës dhe terrenit. Zjarrfikësit pranuan se kanë me orë të tejzgjatura që luftojnë me flakët , por pavarësisht lodhjes ata nuk tërhiqen pa i dhënë fund flakëve. Rikujtojmë se zjarri në Malin e Dukatit ishte vënë nën kontroll, por një riaktivizim i tij vuri sërish në lëvizje zjarrfikësit. (Lexo ketu)

VIDEO/ Të lodhur, të rraspkapitur, por se harrojnë kurrë betimin. Gazetarja e Fax News futet në flakët e Dukatit së bashku me zjarrfikësit e Vlorës: Më thuaj të vërtetën, sa i lodhur je? Nuk e krahasoj dot, megjithatë them se do ta mposhtim

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re