Shefi i zjarrfikësve të Fierit, Zija Hyka dha detaje lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe me shkurre në fshatin Hambar mbrëmjen e sotme.

Hyka u shpreh se zjarri rrezikonte një lagje të tërë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve tashmë është izoluar dhe nuk përbën asnjë rrezik. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Lexo edhe :Related Posts

“Zjarri fillimisht ishte në pjesën e lumit ku po digjeshin shkurre. Rrezikohej një lagje e tërë “Goxhaj”, nuk mund të dimë saktësisht sesa banesa rrezikoheshin sepse është errësirë por zjarri për momentin është izoluar komplet. Është larg banesave, nuk solli asnjë dëm vetëm u dogjën shkurre dhe kallamishte”, u shpreh Hyka./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re