Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë, ku dyshohet se ka persona të bllokuar.

Disa fëmijë dëgjohen që bërtasin për ndihmë, ndërkohë një fëmijë është shoqeruar me barrellë për në spital, sipas burimeve.

Ka patur momente paniku nga banorët e zonës për shkak të përhapjes së flakëve edhe jashtë apartamentit përmes dyerve dhe dritareve, dhe për këtë është krijuar edhe kaos në pallat.

Zjarrëfikëset pretendojnë se situata është në kontroll, por pamjet që ka siguruar Fax Neës tregojnë një situatë dramatike për banorët e këtij pallati në zonën e Thesarit në Fresk.

Dyashohet se zjarri ka nisur pas shpërthimit të një bombule gazi, gjithsesi nuk ka ende asgjë të konfirmuar.

Sipas pamjeve të siguruara nga Fax Neës, policia i ka ardhur në ndihmë një vajze nëpërmjet shkallës së sigurisë, ndërsa nje tjetër person shihet i shtrirë në rrugë dhe po merr ndihmën mjekësore.

“Dyshohet se ka plasur bombula e gazit të një çifti. Çifti ndodhej në banesë. Falë zotit janë mirë, sepse mund të ketë qenë e vogël. Jam e traumatizuar. Në katin e sipërm ka ende banorë të bllokuar,” tha një banore.

(E.H/Faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re