Skip to content

Zjarri në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve pranë banesave

c4b6efed 81e9 4942 b370 ae2ead90accc

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Kardhiqit, në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen drejt banesave dhe disa magazinave aty pranë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i ndërhyrjes së zjarrfikësve u nis drejt vendngjarjes.

Pas mbërritjes, shërbimet zjarrfikëse konstatuan se flakët ishin përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte, në afërsi të zonës së banuar. Për shkak të vendndodhjes, zjarri paraqiste rrezik për përhapjen drejt banesave dhe objekteve përreth.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, duke arritur të frenojnë përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe magazinave.

Pas ndërhyrjes, zjarri u shua plotësisht. Sipas informacionit zyrtar, nga ngjarja nuk pati dëme në banesa apo objekte.