Edhe sot në ditën e tretë ,vijon  të jetë aktive vatra e zjarrit në  zonën midis Hidrovor-it të qytetit,  mes Nartës dhe Akernisë.

 

4 mjete zjarrfikëse së bashku me 10 efektivë ndodhen aktualisht në zonë dhe janë duke punuar për vendosjen nën kontroll të flakëve.

 

Zjarri i nisur  prej ditës së shtunë, ende prezanton një vatër problematike, e cila ka bërë që efektivët të vijojnë përballjen me flakët.

 

Siç mësohet, në zonë janë djegur jo vetëm shkurre por edhe dhjetëra drurë pishash, të shkrumbuara këto nga flakët.

 

Terreni  i vështirë, është një tjetër problematikë  për efektivët gjatë ndërhyrjes, ndërsa ditën e dielë  situata është përkeqësuar dhe nga era e fortë që ka favorizuar flakët dhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme  toke.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re