Treqind refugjatë Rohingya janë ende të zhdukur pasi një zjarr i madh përfshiu vendbanimin më të madh të refugjatëve në Bangladesh, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Shumë familje nuk janë bashkuar ende,” tha zëdhënësi i UNHCR Andrej Mahecic në një konferencë shtypi, duke shtuar se vdekjet e 11 refugjatëve ishin raportuar zyrtarisht, njoftoi Reuters.

Zjarri u përhap përmes një kampi të mbushur me njerëz në zonën e Cox’s Bazaar, në Bangladeshin juglindor, të hënën e kaluar, duke detyruar rreth 45,000 njerëz të largoheshin nga çadrat e tyre të rrënuara.

Kombet e Bashkuara më parë e kanë përshkruar pakicën muslimane rohinja në Mianmar si njerëzit më të përndjekur në botë.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750,000 rohinnja u arratisën në Bangladesh në mes të veprimeve shtypëse të kryera nga ushtria Mianmar në gusht 2017.

Një raport nga Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit të Ontario (OIDA) thotë se afër 24,000 muslimanë rohinja u vranë në atë periudhë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re