Drejtori i Zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, ka folur për flakët e stërmëdha që u përhapën sot pranë një karburanti në Kombinat të Tiranës.
Goxhaj, në një prononcim për “News 24” tha se shkak për zjarrin dyshohet përplasja e një mjeti motor me depozitën e gazit. Ai shtoi se janë mobilizuar forcat zjarrfikëse, të cilët shuan flakët.
zjarri
Bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë shpërthim në karburant, por ka pasur flakë si pasojë e përplasjes. Bombola e gazit përmban 200 litra. Motori ka kaluar sipër bombolës.
Ende nuk dihet gjendja e depozitës, kurse karburanti nuk ka dëmtime. Ai shton se shpërthimi i mundshëm është parandaluar./BW