Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke i marrë jetën një fëmije 2-vjeçar. Policia konfirmoi se fëmija është gjetur i asfiksuar pa jetë brenda kësaj banese dhe me shenja djegie.Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje. Lapsi.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Kurbin/Informacion paraprak Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re