Kryetarja e Bashkis së Lushnjës, Eriselda Sefa në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve të moderuar nga Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për pasojat që la pas zjarri i madh që përfshiu pallatin 12 katësh në qendër të qytetit.

Sefa tha se Bashkia ka kontaktuar me mbi 20 familje që ndodheshin në pallatin që u përfshi nga flakët dhe ju ka ofruar mundësi akomodimi në konviktin mekanik.

E pyetur nga moderatori Furxhi se cili është mësimi që del nga një rast i tillë, Sefa tha se Bashkia e Lushnjës do të fillojë kontrollin në të gjithë territorin në mënyrë që nëse ripërsëriten raste të tilla shërbimi zjarrfikës të ketë mundësi të ndërhyjë në objekte.

Pjesë nga biseda:

Aleksandër Furxhi: Sa familje janë zhvendosur nga pallati, sa banesa janë bërë të pabanueshme dhe si do të ndërhyjë bashkia konkretisht për t’i ndihmuar?

Eriselda Sefa: Pas rënies së zjarrit kemi bërë evakuimin e banorëve që banonin në pallat,pasi një pjesë e tyre janë emigrantë. Ata janë zhvendosur pranëtë afërme të tyre. Stafi i Bashkisë ka marrë komunikim me mbi 20 familje, ndërkohë që 5 prej tyre janë pronarët e qendrës metropol për t’i treguar se në rast se ata do të kenë nevojë akomodimi nga ana e Bashkisë konvikti i shkollës “mekanike” është vënë në dispozicion, ndërkohë që jemi duke marrë edhe banesa me qera në rast se ato familje do të kërkojnë akomodim nga jonë. Deri tani ne na kanë kërkaur vetëm 5 familje akomodim, për të cilët tre kemi gjetur banesa me qera , kurse dy prej të cilëve i kemi orientuar drejt konviktit. Ndërkohë jemi duke kërkuar edhe banesa të tjera sepse duhet të jenë të pajisura edhe me moblijet përkatëse në mënyrë që të 5 familjet të kemi mundësi që t’i akomodojmë me banesa.

Aleksandër Furxhi: Episode si ky zonja kryetare apo të ngjashëm në Tiranë apo qytete të tjera nxjerrin në pah disa mangësi apo sfida që shkojnë që nga pajisjet antizjarr të godinave, aftësia dhe mundësia e zjarrfikëseve e teknologjisë së zjarrfikëse për të përballuar situata të tilla dhe sigurisht respektimi i protokollit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga ana e pushtetit lokal, çfarë përgjegjësie ka Bashkia e Lushnjës në këtë rast në analizat që keni bërë deri tani?

Eriselda Sefa: Këtë proces është duke e ndjekur një grup ekspertësh, dhe do të jenë ata që do të vendosin se kush janë problematikat por edhe masat jho korrekte të marra. Nga ana jonë ëhstë e rëndësishme që shërbimi zjarrfikës të Lushnjës sëbashku me Policinë e Shtetit por edhe me ndihmën e shumë banorëve na ndihmoi që ne të kishim mundësi të evakuonim si qytetarët brenda qendrës tregtare por patjetër dhe banorët që banonin në të dyja kullat duke bërë të mundur që të gjithë personat e evakuuar të mos kishin asnjë problem shëndetësor.

Aleksandër Furxhi: Mësimi që nxjerr Bashkia e Lushnjës por dhe përmes Lushnjës edhe bashkitë e tjera nga një rast i tillë cili do të ishte zonja kryetare?

Eriselda Sefa: Patjetër që ne do të fillojmë edhe kontrollet në të gjithë territorin në mënyrë që të krijojmë hapësirat e nevojshme që shërbimi zjarrfikës të paktën të ketë mundësi për të ndërhyrë në të gjithë objektet.

/Vizionplus.tv/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re