Vjen ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Gjalicës.

Mësohet se një helikopter ushtarak po kryen operacionin e hedhjes së ujit mbi vatrën e zjarrit

Ndërkohë deri më tani për shkak të flakëve janë shkrumbuar 10 hektar me pisha të larta e bimësi.

Sipërfaqja e djegur është zgjeruar pavarësisht ndërhyrjes me mjete rrethanore nga punonjësit e institucioneve.

Ekipi zjarrfikës, zonat e mbrojtura, drejtoria e pyjeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit në malin e Gjallicës, vatër e rënë në datën 25 korrik.

Vijon….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re