Skip to content

Zjarri në malin Partizan në Berat, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

736130ec f001 4ee5 a266 8094a3db11ba

Një zjarr ka rënë sot në pyllin me pisha në “Malin Partizan” në Berat. Të paktën 4 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës janë angazhuar për të neutralizuar zjarrin pasi ishte shtrirë deri tek zona e quajtur “Kurorat e Pishave”.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra. Gjithashtu flakët përfshinë edhe 20 rrënjë pisha.

Ndërkohë theksohet se e gjithë zona që u përfshi nga zjarri në “Malin Partizan” do të jetë në monitorim, për të shmangur ndonjë riaktivizim të zjarrit për shkak edhe të temperaturave të larta.

(BalkanWeb)