Një zjarr me përmasa të mëdha është aktivizuar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Shtyllas të Fierit, duke vënë në rrezik një pjesë të banesave që ndodheshin përreth.
Në një lidhje direkte për “Special Report”, gazetari i ABC News, Elton Nika ka treguar se si paraqitet situata aktualisht në atë zonë. Ai ka zbuluar se zjarrëvënia ka qene e qëllimshme, po fatmirësisht kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe gjithçka është normalizuar.
“Aktualisht në momentet në të cilat flasim situata është normalizuar, zjarri është vënë në kontroll.
Gjurmët e zjarrit kanë shkuar deri në varrezat e fshatit Shtyllas dhe situata është e qete. Nuk ka vatër zjarri. Ajo çfarë është djegur janë shkurre, ndërkohë që dyshohet se të paktën nga ajo çfarë kam mësuar se zjarri ka qene i qëllimshëm këtu në Shtyllas të Fierit. Është ndërhyrë nga zjarrfikësit edhe gjatë mesditës së sotme”, u shpreh Nika.