Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri që përfshiu ditën e sotme një pallat në Pogradec.

Është lënduar një punonjës i shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët, i cili është transportuar për në spital. Gjithashtu, në spital ka përfunduar dhe një banor, i cili ka pasur gjendje ankthi.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat 5-katësh, pranë Kishës.

Ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re