Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit që përfshiu parkimin e një pallati në zonës e “Unazës së Re”.
Policia raporton se zjarri është vënë nga një 36-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. Autori gjatë një konflikti me babain e tij i ka vënë flakën automjetit të këtij të fundit.
36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.