Pak minuta më parë  parkingu i një pallati në Unazën e Re u përfshi nga flakët.

LEXO EDHE: Tiranë/ Zjarr në parkingun e një pallati, shkrumbohen disa automjete

Policia njoftoi se së bashku me zjarrfikëset po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu, po punohet edhe për fikjen e zjarrit.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se si pasojë e zjarrit janë djegur dy makina, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Mësohet se momentalisht flakët janë shuar, ndërsa po punohet për pastrimin e ambientit nga tymi. r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re