Policia ka dhënë detaje për zjarrin e rënë në një parking të një pallati në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku për pasojë u dogjën dy makina. Policia thekson se nga verifikimet nga rezultuar se është një 36 vjeçar, i cili i ka vënë zjarrin automjetit të babait pas një konflikti që ka pasur me të.

36-vjeçari, i cili rezulton me probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar babai i tij, i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin gjatë ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re