Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur dje në Durrës, ku si pasojë e një zjarri të rënë në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve”, njoftojnë blutë.
vijon…
