Që prej 12 orësh vijon të përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj në Peqin.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe gjatë pasdites së sotme është afruar pranë spitalit të këtij qyteti.

Sakaq mësohet se nga flakët është dëmtuar rrjeti elektrik ndërsa janë djegur totalisht rreth 5000 rrënjë ullinj.

Si pasojë e erës zjarri rrezikon të përhapet edhe në dy fshatrat Garunjë dhe Kazie ndërsa raportohet se në zonë nuk kanë ardhur zjarrfikëset.

Flakët që kanë përfshirë këtë zonë ndodhen në një terren të vështirë ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko