Skip to content

Zjarri në Postribë/ Gjendet i djegur njëri nga fëmijët, po kërkohet për nënën dhe të miturin tjetër

11 5

Si pasojë e zjarrit në Postribë është djegur njëri nga fëmijët, kanë nisur kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër.
Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës. Zjarrëfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.