Pasditen e sotme (25 dhjetor), një qendër tregtare në qytetin e Lushnjës është përfshirë nga një zjarr masiv.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në rrjetin social “X”, duke u shprehur se po e ndjek me shumë vëmendje situatën e rëndë në Lushnje.

Ai ka shtuar se fokusi i vetëm në këtë moment duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse  dhe policisë,  për të frenuar zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Postimi i Bardhit:

Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re