Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit në qendrën tregtare, që shkaktoi panik tek qytetarët ditën e djeshme. Një grup hetimor, ku përfshihen specialistë ndërtimi, elektrikë dhe zjarri do të kryejnë verifikimet e tyre për të përcaktuar shkaqet.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje administratorët e qendres tregtare, punonjës dhe disa qytetarë të pranishëm në momentin e rënies së zjarrit.

Lexo edhe :Related Posts

Po ashtu, e gjitha ndërtesa vijon të jetë e rrethuar nga uniformat blu, ndërsa katër specialistë nga Tirana ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar sigurinë e apartamenteve dhe qendrës tregtare.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re