Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë ka dhënë informacione në lidhje me zjarrin e rënë në urgjencën e QSUT.

Ajo u shpreh se shërbimet që janë transferuar gjatë kësaj kohe në spitale të tjera, jënë dhënë  në mënyrë profesionale.

Në lidhje me dyshimet se investimet në QSUT nuk janë të nivelit evropian, Koçiu tha se fakti që nuk ka pasur përhapje të zjarrit dhe dëmtime në njerëz dhe infrastrukturë por vetëm një djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksionit raportin e imazherisë tregon të kundërtën.

Mnistrja ka shtuar se vlera e akorduar për riparimin e raportit të dëmtuar është 30 milion lekë.

Koçiu: Unë bie dakord që të gjithë institucionet si spitali i Shkodrës dhe Fierit, janë në gjendje të përballojnë edhe situata të tilla, kur ndodhin problematika.

Të gjitha shërbimet e marra pas zjarrit në QSUT, janë marrë në mënyrë profesionale.

Në lidhje me zjarrin, pas gjetjeve të Prokurorisë ne do të marrin masa. Kjo nuk tregon që investimet aty nuk janë të nivelit evropian.

Fal zbatimit të protokolleve, ne nuk kemi pasur një përhapje të zjarrit dhe të dëmeve njerëzore e më tej në staf spitalor.

Nuk kemi as dëmtime në infrastrukturë, por vetëm dëme djegie të pjesshme të kabujve elektrikë që kanë nxjerrë jashtë funksionit repartin i imazherisë.

Ka ndodhur që QSUT është mbështetur nga ministria  dhe po kryhet investimi për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme. Eshte 30 milion lekë vlera që i është dedikuar.

Do të përfundojnë brenda muajit maj, sot nisin punimet dhe do t’i qëndrojmë në kokë punimeve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re