Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket zjarrit të rënë në një rrobaqepsi në qytetin e Rrëshenit pasditen e kësaj të marte..

Edhe pse fillimist u raportua se zjarri erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike, më vonë u mësua se ai ishte vënë nga një 40-vjeçare e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen me iniciale L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi

Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re