Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për zjarrin e rënë pasditen e sotme në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës.

Ministria shpreh falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit

Lexo edhe :Related Posts

Në dekaratë thuhet se janë ende duke u hetuar shkaqet, ndërsa spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, deklaron Ministria e Shëndetësisë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re