Kreu i zjarrfikeses ne Tiranë Shkëlqim Goxhaj u shpreh për zjarrin në Yrshek të Tiranës duke thënë se era dhe thatësira në zonë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

“Kemi më shumë se dy orë në kodrat e Kasharit, fillimisht zjarri kishte përmasa të mëdha por thatësira dhe era ka bërë që të përhapet me shpejtësi. Jemi lajmëruar të gjithë forcat zjarrfikëse, para pak minutash rrezikoheshin banesat dhe ne u përqendruam në këtë zonë.

Kemi akoma dy vatra të vogla zjarri, një pranë banesave dhe një në majë të kodrës e cila pritet të eliminiohet. Sic dallohet dhe me sy të lirë fillimisht u dogjën shkurre, më pas u bë e vështirë të dallohet karakteri i bimësisë së djegur.

Nuk mund të përcaktohet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, mendoj se banorët mund të kenë qenë të pakujdesshëm”- u shpreh Goxhaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re