Disa vatra zjarri paralele janë aktivizuar në fshatrat Mujalli e Grecalli në Fier pasditen e kësaj të hëne.

 

Fillimisht zjarri është përqëndruar te djegia e hamullave , por në Grecalli flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të favorizuara nga era,  duke përfshirë dhe parcelat me ullinj ku deri tani janë djegur rreth 300 rrënjë 15- vjeçare.

 

Pranë vatrave të zjarrit kanë mbërritur shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve të ndihmuara edhe nga banorët e zonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re