Një vatër zjarri vijon prej mesditës të kësaj të diele të jetë aktive në afërsi të fshatit Pilur në Himarë. Raportohet se nga flakët rrezikohen të digjen edhe ullishte, ndërsa janë djegur kullota dhe bimësi të zonës.

Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete të forcave zjarrfikëse, ndërsa po ndërhyhet edhe nga ajri. Forcave zjarrfikëse të Himarës u janë bashkuar edhe ato nga Saranda e Vlora, teksa punohet për shuarjen e flakëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko