Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës në Tiranë. Ekipi zjarrfikseve është aktualisht në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Raportohet vetëm për dëme material, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re