Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin e Sodës në afërsi të Zvërnecit, në Vlorë.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa era e fortë që po fryn në atë zonë po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse që po ndërhyjnë për të lokalizuar zjarrin, ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re