Një ditë pas zjarrit që përfshiu një pallat 10- katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë, sot në mëngjes një grup ekspertësh nga shërbimi zjarrfikës, policia dhe Prokuroria kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas News24, ekspertët kanë hyrë në ambientet e brendshme të pallatit me qëllim për të mbledhur prova materiale për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Burime bëjnë të ditur se shkak i këtij zjarri mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Zjarr ra pasditen e djeshme, fillimisht në pjesën e pasme të pallatit në katin e dytë dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë katet deri në katin e fundit, i cili është djegur plotësisht.

Flakët janë favorizuar edhe nga sistemi i veshjes dhe izolimit të pallatit.

Për të fat të mirë nga flakët nuk pati rrezik për banorët, pasi ata u evakuuan nga pallati.

Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme, ku mësohet se dy apartamente janë djegur plotësisht ndërsa disa të tjerë kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re