Vijon të përkeqësohet situata me zjarrin në Vermosh të Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, vatra e zjarrit po merrje një shtrirje gjithnjë edhe më të madhe.

Flakët po dalin jashtë kontrolli duke rrezikuar qindra hektarë pyje, që është edhe kurora e gjelbër e zonës.

Vetëm një ndërhyrje nga ajri mund të ndikojë në normalizimin e situatës. Në të kundërt shuarja e flakëve bëhet e pamundur në kushtet e ndërhyrjes nga toka me mjetet e repartit zjarrfikës të Malësisë së Madhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re