Një zjarr i fuqishëm vazhdon të trembe Fushë Arrëzin dhe në mënyrë të vecante dy fshatra këtij qyteti.

 

Kryebashkiaku Fran Tuci bëri apel për ndihme duke thënë se prej 3 ditësh po luftohet me flakët të cilat tashmë rrezikojnë seriozish një numër të madh banesash në fshatrat përreth Fushe Arrëzit.

Ndrëkohe nga ana tjeter Ministri e Mbrojtjes bëri të ditur se prej mesditës të së shtunës një helikopter Cougar i Forces se Armatosur vijon operacionin per shuarjen e zjarrit ne Fushe Arrez.

 

Sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë janë shkrumbuar nga flaket e zjarrit për të cilin banore të shumtë dhe forca të ushtrise po punojnë prej orësh për ta shuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re