Skip to content

Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 33

Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll flakët pasditen e sotme. Familja evakuohet në kohë, s’ka të lënduar. Dëme të shumta materiale

Lushnjë– Zjarr në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës.

Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll flakët pasditen e sotme (22 Janar).

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka lëndime. Nga zjarri i rënë është stakuar energjia elektrike në gjithë lagjen. Sipas zjarrfikësve, nuk ka dëme në njerëz dhe familjarët janë evakuuar shpejt, duke njoftuar policinë.

Po sipas zjarrfikësve, vatra mund të ketë rënë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo edhe zjarrit të oxhakut që kishte në banesë për ngrohje. Në zonë është errësirë, pasi mungon energjia elektrike. Efektivët e policisë së shtetit në ndihmë të zjarrfikësve, ashtu si dhe disa banorë të zonës.