Skip to content

Zjarri shkrumbon magazinën/ Kurbin, vetëm dëme materiale nga flakët

Një magazinë ushqimore u shkrumbua nga zjarri këtë të dielë në fshatin Zhejë të Kurbinit.

 

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë edhe një banesë aty pranë.

 

Zjarrfikëset izoluan flakët, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërkohë mbetet i paqartë shkaku i rënies së zjarrit.