Një shtëpi private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në qytetin e Vlorës. Zjarri raportohet se ka rënë rreth orës 08:30 e mëngjesit të sotëm, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Familjarët kanë dalë menjëherë nga banesa sapo kanë parë flakët. Tre ekipe të shërbimit zjarrfikës në Vlorë ndodhen në vendngjarje.

Zjarri fillimisht ka nisur në kuzhinë, prandaj dyshimet paraprake janë se shkak për flakët është një defekt në sistemin elektrik të banesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re