Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv pyjor dushk në fshatin Mallunxë të njësisë Administrative Lis në Bashkinë e Matit.

 

Flakët e ndihmuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi të madhe duke djegur disa hektar pyll Lisi.

 

Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Mat, por mjeti e ka patur të pamundur të përfshihet në shuarjen e flakëve.

 

Në këto kushte ndërhyrja është bërë me pompa uji shpine dhe me mjete rrethanore.

 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërsa dyshimet janë për të liruar kullota.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re