Skip to content

Zjarri shkrumbon zyrën e noterit në Lezhë, Vasil Martini: Nuk kam konflikt me askënd, dëmi është i madh por i rekuperueshëm

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjatë natës së kaluar ka rënë zjarr në zyrën e noterit Vasil Martini në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë Martini ka folur sot për mediat, duke thënë se i gjithë dëmi do të rikuperohet dhe se zyra shumë shpejt do të jetë në funksion të qytetarëve.

Po ashtu ai ka hedhur poshtë pretendimet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi sic ka deklaruar ai nuk ka asnjë konfilkt apo debat me asnjë person në qytetin e Lezhës.

“Jam njoftuar rreth orës 4 të mëngjesit se kishte zjarr. Zyra ka pësuar dëme shumë të mëdha, fizik dhe material. Dua të komunikoj se i gjithë dokumentacioni është i ruajtur dhe i rekuperueshëm, nuk ka dëme të parikuperueshme.

Çdo qytetar pasi të restaurohet zyra është i lutur të marrë shërbimet, është shpejt për të folur për shkakun e zjarrit. Gjithcka që kam bërë në zyrën time, cdo akt është I sigurt dhe do rikuprohet sapo zyra të jetë funksionale. Nuk mendoj se është zjarrvënie e qëllimshme se nuk kam asnjë konflikt, debat për asnjë procedurë me asnjë person. Thjesht ka ndodhur një aksident”– u shpreh noteri për mediat.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë