Skip to content

Zjarri te tregu i rrobave te “5 Maji”/ Pas rreth 4 orësh flakët vihen në kontroll, por operacioni për shuarjen e plotë vijon

WhatsApp Image 2026 01 08 at 21.30.34 1

Tiranë- Pas rreth 4 orësh është vënë në kontroll situata te tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë. Por operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon.

Tregu u përfshi nga flakët menjëherë, duke shkaktuar panik në zonë.

Zjarri mori përmasa të mëdha. Ndërsa shërbime shtesë nga Kamza, Vora, si edhe nga Elbasani u nisur për t’i ardhur në ndihmë ekipeve në Tiranë. Dyshimet janë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike

Gjithashtu për të neutralizuar situatën ndërhyri edhe Ushtria. Policia zgjeroi perimetrin e sigurisë dhe fillimisht kishte dyshime që në magazinë kishte edhe bombola gazi.