Situata në fushën e Maliqit edhe për shkak të erës së fortë është rënduar së tepërmi. Vende vende ka dalë jashtë kontrollit të punojësve të shërbimit zjarrfikes dhe shërbimit të njësisë administrative Vreshtas. Administratori i Njesise, Cezar Bezati bën me dije se është e pamundur në situatë të tillë ti afrohesh vatrave të mëdha të zjarrit madje punojësit e shërbimit zjarrfikes janë në vështirësi të madhe të jetës, pasi tymi dhe flakët rrezikojnë se tepërmi jetën e tyre. Ka patur raste që punojësit janë rrethuar nga vatrat e zjarrit duke e bërë të vështirë daljen e tyre në situata të tilla. Kërkohet ndërhyrje e mjeteve të tjera të zjarrfikësve të Korçës e Pogradecit pasi situata edhe për shkak të erës ka marrë përmasa të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re