Serbët janë ndjerë sërish keq nga shqiponja e këngëtares shqiptare në Eurovision, gjest i cili që në fillesë nuk ka asnjë lidhje me Serbinë dhe as nuk ka tentuar të jetë shënjestër për shtetin problematik sllav në Ballkan, me prirje të çmendura nacionaliste, gjë e cila e ka çuar deri në gjenocid ndaj popujve fqinj.

Mediat serbe raportuan se gjesti u bë për të “provokuar serbët”, duke e quajtur atë të turpshëm.

Grupi Shkodra Elektronike, i përbërë nga Kolë Lacaj dhe Beatriçe Gjergji, përfaqëson Shqipërinë në garë me këngën “Zjerm” (kështu i thonë zjarrit në gegnisht). Kënga, e shkruar në dialektin gegë, kombinon muzikën elektronike me elementë tradicionalë shqiptarë dhe përcjell mesazhe shprese, rilindjeje dhe forcës së komunitetit. “Zjerm” fitoi Festivalin e Këngës 63 dhe tani konkuron në EuroSong.

Performanca e Shqipërisë në gjysmëfinalen e parë u përshkrua si mbresëlënëse nga fansat e konkursit muzikor, me këngëtaren e veshur me një kostum të kuq që simbolizonte dashurinë dhe sakrificën e nënës, ndërsa prezantimi skenik përfshinte elementë që nxjerrin në pah fuqinë femërore dhe trashëgiminë kulturore.

Por mediat serbe janë tërbuar nga shqiponja e Beatriçës, formuar prej saj në momentin e arritjes në finale të eventit, duke pretenduar se janë shkelur rregullat e Eurovisionit me shprehjen e simboleve nacionaliste.

Kujtojmë se ky gjest ka lindur në një kontekst politik shqiptar, në vitin 2012, me themelimin e Aleancës Kuqezi nga Kreshnik Spahiu, një forcë politike e cila synonte ngritjen e një vetëdijeje kombëtare në politikëbërje. Pra ky gjest, të cilin serbët e morrën jangllësh e tani vuajnë prej tij me komplekset e tyre idiote nacionaliste, nuk ka patur asnjë lidhje me ta.

Është e vërtetë që vitet pasuese kjo shprehje e shqiponjës me dy duar u përhap dhe kontekste të tjera shoqërore, siç në tifozeri sportive, por aty nuk gjendet asnjë tregues ku dikush të ndihet i fyer apo i sulmuar, pasi nuk shprehë ndonjë kauzë luftënxitëse apo ekspansioniste. /tesheshi.com/     

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko