Nëpërmjet një interviste në DW, ndër investueset kryesore të reformës në Drejtësi, Romana Vllahutin, për të cilën ka marrë dhe xanxën pezhorative “flokëkuqe” nga opozita, ajo ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me akuzat e fundit për dështim të reformës. Këto të fundit janë aktivizuat fuqishëm nga opozita mu në kulmin e vettingut, ku shumë “koka po priten”, e ku për pasojë, disa instanca të larta të drejtësisë janë futur në ngërç nga mungesa e njerëzve.

Diplomatja europiane, e cila dhe pak e largohet si ambasadore e BE-së në Tiranë, nuk ka ngurruar ta quajë si “mahnitëse” reformën, e të përmendë gjithashtu, ata që nuk e kanë dashur atë e që vijojnë të mos e duan.

“Nuk pajtohem disi me nocionin e vonesave, sepse kur shikon objektivisht këtë reformë ajo është vërtet mahnitëse: kaq gjithëpërfshirëse, që kërkoi ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës, miratimin e 40 ligjeve të reja, që realizoi një ridizenjim të plotë të sistemit, duke përfshirë vetting-un dhe ngritjen e institucioneve të reja, që nisi nga zeroja vetëm 3 vjet më parë. Në vende të tjera edhe reforma më të vogla marrin më shumë kohë. Sot jemi dëshmitarë të progresit të rëndësishëm të vetting-ut dhe lista prioritare duhet të përfundojë aty nga fundi i shtatorit. Ajo do të krijojë mundësinë për ngritjen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojnë funksionimin e tyre.

Ndërkohë ka pasur dhe ende ka shumë përpjekje, nga ata që kundërshtuan reformën për shkak të interesave vetiake, që e sulmuan atë me mjete të ndryshme, por që dështuan. Sistemi i ri i gjyqësorit është tani një realitet kushtetues. Pati humbje kohe për shkak të atyre përpjekjeve të dështuara dhe grindjeve politike, por edhe këto të fundit janë pjesë e procesit.

Natyrisht, në një reformë kaq gjithëpërfshirëse, të duhet të presësh edhe momente të vështira, por e rëndësishme është që njerëzit kuptojnë se kjo reformë është vendimtare për shoqërinë dhe se nuk është e mundur të ndryshosh në pak muaj atë që është shkatërruar për dekada të tëra”, ka deklaruar znj. Vllahutin, në një intervistë me gazetarën Ani Ruci.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re